Sport

Gatusso: Goli i Cutrones është dashur të anulohet

Gennaro Gattuso ka thënë se goli i parë i Milanit i shënuar nga Patrick Cutrone kundër Lazios së Thomas Strakoshës, është dashur të anulohet.
Cutrone ishte autori i golit të parë për Milanin në fitoren 2-1 të kuqezinjve ndaj Lazios së Strakoshës në “San Siro”.

Në pamje të parë, të gjithë menduan se talenti i Milanit e devijoi topin drejt rrjetës së portierit shqiptar me kokë. Madje edhe lojtarët e Lazios nuk panë asgjë, por asgjë duket se nuk është parë as me VAR.

Në pamjet e publikuara pas ndeshjes duket qartë se si sulmuesi i Milanit e ka goditur topin me dorë dhe tani edhe trajneri, Gennaro Gattuso, e pranon se goli nuk është dashur të pranohet.

“Të jem i sinqertë, në shikim të parë u duk sikur e goditi me kokë. Duke parë sërish filmimet, ishte gol që është dashur të anulohet – nuk është dashur të pranohet”, u përgjigj Gatusso për Mediaset Premium, transmeton Gazeta Express.

the authorE B