Aktuale

Gazetari Kelmendi i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut

Gazetari Adriatik Kelmendi, i është përgjigjur deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiut, që i qojë porosi Kelmendit më herët përmes një statusi në Facebook.

Kelmendi, duke mos ia përmendur as emrin Haxhiut, ka thënë se mendimin e tij nuk mund t’ia ndryshojë askush dhe nuk mund t’ia mbyllë gojën askush.

Kelmendi këto komente i ka bërë në një shkrim në Faceboook:

E di, kam opinion për shumë gjëra.

 
E di se nuk hezitoj që ta shpreh opinionin tim publikisht.

E di edhe se kam qenë shumë i qartë në ato që mendoj edhe për situatën e fundit polititike për demarkacionin.

E dini edhe ju!

Natyrisht, me secili opinion dikush mund të pajtohet, ose të mos pajtohet.

Të më sfidojë me kundërargumente, nëse i ka.

Mirëpo, është krejt e pandershme, si dhe e papranueshme, që dikush të më çojë porosi publike në stili e që e paska përdorur sot një deputete!

Porosia e saj: Kujdes se çka po flet, se nëse nuk pajtohem unë me atë që thua – të sulmoj me shpifje!

Ky është kërcënim publik për mua dhe të gjithë atyre që guxojnë ta thonë mendimin e tyre hapur, siç garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës.

Më mirë heshtni se shpifim për ju dhe pastaj ju linçojmë.

Jo, nuk kam asfarë lidhje me asnjë protestë. Nëse do të kisha – do ta bëja të ditur. Pra, deputetja po shpif!

T’i mbetet për nder shpifja.

Mua gojën nuk do të ma mbyllë as jo, siç nuk ma ka mbyllur askush deri më sot!