Presidenti turk Erdogan ka folur për lidhjet e Turqisë me shqiptarët.
Erdogan ka folur për komunitetin shqiptar nëpër lagjet e Stambollit, për të cilët ka thënë se janë paqësor dhe prosperues në shtetin e tij, shkruan Haberturk, transmeton Lajmi.net.
Një gazetar shqiptar i ka thënë Erdoganit se gjyshi i tij ka rënë në Betejën e Çanakalasë, derisa kjo deklaratë është duartrokitur fort nga audienca.
“Faleminderit, Zoti ju bekoftë”, i është përgjigjur Erdogani.
Në Betejën e Çanakalasë flitet të jenë vrarë mijëra shqiptarë.