Aktuale

Gënjeu në polici se ia vodhën 4 mijë euro

Një i ri me inicialet A.B është ndaluar nga policia, pasi që i njëjti kishte deklaruar rrejshëm se kishte qenë viktimë e një grabitje.

Ai i kishte thënë policisë në stacionin policor në Prizren se në afërsi të varrezave në lagjen Arbana duke e drejtuar automjetin me targa 04-805-FJ model Wolswagen( pronë e një ndërmarrje) e kanë ndaluar dy persona të panjohur për të, njëri  prej të cilëve kinse i ka hyrë  në automjet , e ka  sulmuar fizikisht,  duke e goditur me grushte dhe me pas nën kërcënimin e armës ka pretenduar se ia ka marrë rreth 4000 euro para.

“Gjate bisedës me te hetuesit kane arrit qe te zbulojnë se viktima A B  ka bere deklarim te rrejshëm respektivisht se rasti nuk ka ndodhur fare”, ka njoftuar policia.

E tani i dyshuar A B në prezencë të avokatit mbrojtës pranon se ka trilluar me rastin e paraqitur në polici.

Lidhur me rastin, është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt./KosovaPress/