ShowBiz

Genta Ismajli në Tiranë për projektin e ri muzikor

Genta Ismajli si duket është duke planifikuar rikthimin në skenë.

Genta Ismajli për një kohë bukur të gjatë i ka munguar skenës muzikore, por si duket nuk do kaloj edhe një kohë e gjatë deri sa ta shohim atë me një këngë të re, shkruan lajmi.net.

Të paktën kështu na bën ajo të mendojmë me anë të postimeve të fundit, ku shihet në një studio muzikore duke punuar në një këngë të re.

Kujtojmë se kënga ‘Zjarr’ është e fundit e publikuara nga shqiptarja, dhe pritshmëritë janë të mëdha tek fansat e saj për projektin e radhës.

 

the authorGazetaKNN