ShowBiz

Getinjo paralajmëron këngën “Fenomenal”

Getinjo shumë shpejt rikthehet me këngë të re.

Getinjo ka dhënë një lajm të mirë për fansat e tij, të cilët po presin këngë të reja nga ai, shkruan lajmi.net.

Reperi ka postuar një video në rrjete sociale, në të cilën shkëput një pjesë të projektit të tij më të ri dhe jep detaje rreth tij.

“Fenomenal”, mban titullin kënga e re e Getinjos, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip dhe është punuar në Izsogood Studio.

“Projekti “FENOMENAL” ka përfunduar !! @izsogoodstudio  tetor, nëntor, këngë e re, video e re! 🗽🗽🗽”, ka shkruar ai.

Ndryshe, “P9” titullohet projekti i fundit muzikor nga Getinjo, të cilit ia kishte shoqëruar edhe videoklipin.

the authorGazetaKNN