Aktuale

Gëzim Kelmendi habit me qëndrimin për sulmin në Siri, përsëri ka një ‘hall’

Partia “Fjala” e udhëhequr ish-deputeti i Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka përshëndetur sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë.

Ndonëse zakonshëm Kelmendi është shprehur kundër qasjeve të Amerikës në Siri, këtë herë ai i përkrahu, por nuk e la me kaq, shkruan gazetametro.net.

Ai tha se këto sulme ndaj Sirisë është dashur të bëhet në vitin 2012-2013, duke pretenduar se kështu do të shpëtoheshin mbi 600 mijë civilë.

Komunikata e FJALËS:

Konsiderojmë se sulmet e filluara ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe ndaj caqeve ushtarake të Presidentit sirian Asad, janë të duhura dhe shpresëdhënëse për popullin sirian.

Këto sulme ajrore është dashur të fillojnë që në vitin 2012-2013 kur krimineli Asad përdori për herë të parë armët kimike ndaj popullit sirian.

Këto sulme nëse do të zhvilloheshin në vitin 2012-2013, do të parandalonin vrasjen e mbi 600 mijë civilëve, do të shkatërronin kriminelët dhe terroristët që vranë dhe përsekutuan popullatën e Sirisë.

Shpresojmë që përmes këtyre sulmeve ajrore sa më shpejt të shkatërrohet krimineli Asad dhe terroristët tjerë. Shpresojmë që sa më shpejtë populli i Sirisë të gëzoj lirinë sikur popujt tjerë në botë.

the authorE B