Sport

Giggs e zgjedh 11-shën më të mirë në historit të Manchester United

Ish-mesfushori anglez, Ryan Giggs, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në “Olf Traford, që ka zgjatur 24 vite, duke luajtur në më shumë se 650 ndeshje me disa prej lojtarëve më të mirë të historisë së United.

Në portë, Giggs, ka pozicionuar ish-portierin danez Peter Schmeichel. “Danezi i Madh”, siç quhej nga tifozët, ka fituar pesë tituj në Premier League dhe një Champions League në tetë vitet e kaluara tek United. Në krahun e djathtë të mbrojtjes është Gary Neville. Ish-kapiteni i “Djajve” ka luajtur në më shumë se 600 ndeshje dhe tani është pjesë e stafit teknik të kombëtares angleze. Në qendër të mbrojtjes është dyshja Jaap Stam dhe Rio Ferdinand.

Holandezi ka luajtur me Milanin, Lazion dhe Ajaxin gjatë karrierës së tij dhe ka qenë pjesë e skuadrës së 1999-ës që ka fituar Championsin. Pavarësisht se është larguar nga klubi me polemika në 2001-in, ai ka qenë shtylla e mbrojtjes së United. Ish-kolegu i tij, Ferdinand ka luajtur me Giggs për 12 vite në “Old Traford” dhe ka fituar gjashtë kampionate në Premier League dhe një Champions në 2008-ën.

Denis Irwin është zgjedhur në krahun e majtë të mbrojtjes. Si Ferdinand, irlandezi ka luajtur në “Old Traford” për 12 vite dhe ka fituar shtatë tituj në Premier Leagur, 3 Kupa të Anglisë dhe një Champions League. Krahu i djathtë i mesfushës mbulohet nga David Beckham, me ish-mesfushorin anglez që ka luajtur edhe me ekipe si Real Madrid, Los Angeles Galaxy, Milan dhe PSG.

Ne qendër të mesfushës është dyshja Paul Scholes-Roy Keane, me anglezin që ka qenë një nga pasuesit më të mirë në futboll, ndërsa irlandezi njihej për ashpërsinë e tij në fushën e lojës. Në krahun e majtë është Cristiano Ronaldo, që është transferuar tek United në 2003-in, duke u bërë më pas një nga lojtarët më të mirë në botë. Ronaldo ka fituar tre tituj në Premier League, një Kupë të Anglisë dhe një Champions League në krah të Giggs.

Në fund, për sa i takon sulmit, Giggs ka zgjedhur një tjetër numër 7: francezin Eric Cantona, i cili ka qenë vendimtar në suksesin e United në Premier League në 1992-in dhe ka luajtur për pesë vite me klubin anglez. Në krah të francezit është pozicionuar ish-kapiteni i Manchesterit dhe Anglisë, Wayne Rooney, golashënuesi më i mirë i historisë së “Djajve të Kuq”.