ShowBiz

Gigi Hadid bëhet nënë për herë të parë, postojnë fotot emocionuese

Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër.

Modelja e famshme, Gigi Hadid dhe këngëtaria Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë modelja me atë të një foto të postuar në rrjetet sociale.

“Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Jemi kaq shumë të dashuruar”-shkruan modelja.

Edhe Zayn ka ndarë këtë moment pranë vogëlushes dhe shkruan se dashuria për të është përtej asaj që mund të kuptohet. “Vogëlushja jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur.

Të shpreh më fjalë atë që ndiej tani është e pamunduar. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej cdo gjëje. Mirënjohës për njohjen me të, krenar që e quaj timen dhe falenderues për jetën që do të kemi së bashku”-shkruan këngëtari.

Ata nuk e kanë zbuluar akoma emrin e vogëlushes.