Sport

Giroud në Marseille? Wenger zbulon gjithçka

Arsen Wenger, trajneri i Arsenalit, ka mohuar raportimet e mediave se skuadra e Marseilles ka bërë ofertë për Olivier Giroud.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, skuadra e Marseille po synon ta transferoj Olivier Giroud gjatë verës. Por, Arsen Wenger, ka mohuar këto raportime.

“Giroud në Marseille? Nuk kam pasur asnjë ofertë nga Marseille”, ka deklaruar Wenger në konferencën për media para ndeshjes me Leicester Cityn. /Express/

the authorE B