Aktuale

Gjashtë kandidatët që nuk arritën të fitojnë as nga 100 vota

Kandidati i pavarur për Lipjanin, Ylber Islami është pretendenti për kryetar të një komunë në Kosovë që ka grumbulluar më së paku vota.

Islami, sipas rezultateve preliminare, të numëruar 87% të vendvotimeve në Komunën e Lipjanit, rezulton t’i ketë vetëm 34 vota për kryetar të komunës.

Vetëm 52 vota ka marrë një tjetër kandidat i pavarur për kryetar komune. Ai është Riza Kruezi që synonte ta merrte Malishevën. 5 vota më shumë sesa Kruezi ka marrë Naser Shabani, kandidati i PDK’së për Kllokot. Pra, 57 vota ka gjithsej PDK’ja në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, shkruan Gazeta Express.

Në Malishevë dhe Kllokot janë procesuara të gjitha rezultatet e vendvotimeve.

Një tjetër kandidat për kryetar komune nuk ka arritur të grumbullojë as 100 vota në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën në gjithë Kosovën. Selajdin Bytyci, sipas rezultateve të procesuara nga 93 për qind të vendvotimeve, si kandidat i pavarur ka marrë vetëm 73 vota. Pak më mirë është Shaip Shala, po ashtu kandidat i pavarur, por ky ka garuar në Suharekë. Shala, sipas KQZ’së e cila ka publikuar rezultatet e 98% të vendvotimeve të numëruara, ka marrë 86 vota.

I fundit në listën e kandidatëve për kryetar komunash që nuk morën as 100 vota është Shkodran Imeraj. Ai garoi në Deçan për kryetar, si kandidat i NISMA’s dhe morri vetëm 94 vota. /GazetaExpress/.

the authorE B