Aktuale

Gjashtë pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

23 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Siç bëhet e ditur nga spitali 19 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa gjashtë ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Raporti i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
270 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,455
analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione.

92 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 43 Rëntgena, 33 EHO dhe 16 CT-ja.

Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN