Aktuale

Gjashtë të vdekur nga zjarri në Indi

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një zjarr që ka kapluar një ndërtesë në qytetin Mumbai të Indisë, kanë bërë të ditur sot zyrtarët.

Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i gazit në ndërtesë, e cila është ende e papërfunduar.

Në ndërtesë banojnë punëtorët me familje.