Aktuale

Gjendet i vdekur i zhdukuri në Prizren

Një person nga Prizreni që konsiderohej i zhdukur nga 12 maji, është gjetur pa shenja jete.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se trupi i personit të zhdukur në Prizren, i cili dyshohet të ketë pasur problem me harresë, është gjetur në mëngjesin e sotëm.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Dje policia u kërkoi ndihmë qytetarëve nëse e dinë vendndodhjen e Marjan Ghugjës, personit të lindur në vitin 1948 në Prizren që konsiderohej i zhdukur.

the authorE B