Aktuale

Gjendet i vdekur një 18- vjeçar në Prizren

Një 18- vjeçar është gjetur pa shenja jetë gjatë ditës së djeshme në fshatin Medvec të Prizrenit.

Policia e Kosovës, ka raportuar se rasti është duke trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Ndërsa, sipas mjekëve viktima nuk raportohet të ketë pasur shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Medvec, Prizren 01.03.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar 18 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Prizren. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas mjekëve viktima nuk duket se ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.