Aktuale

Gjendet i vdekur një 82 vjeçar në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar për Gazetën Express edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marre informatën se në rrugën “Shkupi” ne Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete.

Me te marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën mashkull M.Sh 82 vjeç, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo.


Në fund, Ahmeti ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe njësitet policore janë duke u ndërmarre me të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar rrethanat e kësaj vdekje të dyshimtë./Express