Aktuale

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në Prishtinë.

Këtë rast e ka konfirmuar Polica e Kosovës, e cila edhe e ka kategorizuar rastin si vdekje e dyshimtë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në Prishtinë dje rreth orës 13:30”, thuhet nga policia, e cila nuk jep detaje tjera, por thekson se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./FaktePLus