Aktuale

Gjendet mjet shpërthyes në Prishtinë

Një qytetar nga Prishtina ka lajmëruar polivcinë se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes

Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë, mesditën e së hënës, bën të dituer policia në raportin 24 orësh.

Njësiti për deminim i Policisë së Kosovës ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar./Expreess/

the authorGazetaKNN