Aktuale

Gjendet një bombë në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në Mitrovicën Veriore

Një mjet shpërthyes është gjetur në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në veriun e Mitrovicës.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve.

“Është gjetur një mjet i pashpërthyer në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në Lagjen e Boshnjakëve. Mjeti është larguar ndërkaq që hetimet rreth saj po vazhdojnë”, ka thënë Shala.

Detaje të tjera ende nuk dihen./Lajmi.net/