Aktuale

Gjendet një person i vdekur në traktorin e tij në Lipjan

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gllavicë të Lipjanit.
Sipas policisë, personi është gjetur dje në ora 15.20, në traktorin e tij në arat e fshatit.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga policia.