Aktuale

Gjendet një person pa shenja jete në Viti

Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Femnik, Komuna e Vitisë, njofton Gazeta Blic.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima është gjetur pa shenja dhune në trup.

Rastin janë duke e hetuar Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

the authorE B