Aktuale

Gjendet një trup i pa jetë në afërsi të hekurudhës në Leposaviq

Në Leposaviq, është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Policia e Kosovës thotë se ka marrë informata nga një person, se ai ka parë trupin e një personi të shtrirë në tokë, në skaj të hekurudhave të trenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi mjekësorë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

the authorBurbuqe Metolli