Aktuale

Gjendet një i vdekur në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zubin Potok, është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull serb në fshatin Citluk në rrugë lokale.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Lidhur me rastin është njoftuar Forenzika dhe hetimet rajonale. Trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, pasi që viktima ka qenë i sëmurë nga zemra”, thuhet më tej në njoftim./KP

the authorSamir Dalipi