Aktuale

Gjendet pa shenja jete një femër në Prizren

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në fshatin Mazrek të Prizrenit.
Gjatë ditës së djeshme është gjetur pa shenja jete një femër në fshatin Mazrek të Prizrenit, raporton lajmi.net.

Siç bën të ditur policia, fillimisht ishte raportuar si e zhdukur dhe më pas ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të shtëpisë nga një fqinj.

Viktima ishte sjellë në emergjencën e spitalit të Prizrenit pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/