Sport

Gjendet i vdekur ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës (Foto)

Demontez Stitt është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete.

Sigal Prishtina ka bërë të ditur se ish-organizatori Demontez Stitt është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete.

“Një lajm i hidhur për adhuruesit e basketbollit. Sot në moshën 27 vjecare ka ndërruar jetë ish organizatori i SIGAL Prishtinës, Demontez Stitt”, njofton klubi i Prishtinës.

“Ai u gjet në dhomën e tij pa shenja jete. Vetëm disa orë para se të vdiste ai kishte shkruar në profilin e tij në Twitter, ‘Faleminderit Zot’”.

“Stitt me Prishtinën kishte fituar Balkan League dhe Superligën e Kosovës

Ai do të mbahet në mend për punën e madhe dhe dashurinë e tij për klubin e qytetin tonë! KB SIGAL Prishtina u shprehë ngushëllime familjarëve dhe shokëve të Stitt”.

the authorSamir Dalipi