Aktuale

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Ferizaj

Një mashkull i moshës rreth 30-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Ferizaj.

Vdekjen e këtij personi e kanë konfirmuar për Gazetën Express zyrtarë të policisë së Ferizajt.

Ata kanë treguar se rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 19 është raportor rasti në polici. Pas arritjes së Policisë është vërtetuar se në shtëpinë e tij, një 30 vjeçar ka vdekur. Ende nuk dihet shkaku i kësaj vdekje”, ka thënë për Express, Agim Gashi zëdhënës i policisë së Ferizajt.

“Për momentin hetimet janë duke u bërë në vendin re ngjarjes. Pasi të përfundojnë të gjitha mund edhe të dihet më shumë për rastin”, ka shtuar Gashi.

Ai ka treguar se tani janë duke i pritur edhe ekipet e foranikes që të merren me rastin. /Express/