Aktuale

Gjendja e 160 pacientëve që janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 160 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 100 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 94 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 8 në respiratorë dhe 7 me CPAP maske.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 55 pacientë, prej tyre 28 me oksigjenoterapi, 2 në respiratorë dhe 2 me CPAP maskë.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 54 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohet në Spitalin e Prizreni, ku gjithsej janë duke u trajtuar 19 pacientë. /Express/

the authorGazetaKNN