Aktuale

Gjenerali britanik paralajmëron: Rusia mund të filloj Luftën e Tretë Botërore

Shefi i shtabit të mbrojtjes në Britani, Nick Cartet, tha se një epokë e re ‘’e armëve alternative’’, përfshirë energjinë, ryshfetin, korrupsionin, sulmet në internet, atentatet, lajmet e rreme, propagandën, do përbënin një kërcënim të madh sigurie.

Aii tha se karakteri i politikës dhe luftës po evoluon me shpejtësi, i nxitur nga përhapja e informacioni dhe shkalla e ndryshimit teknologjik.

‘’Konkurrentët tanë janë bërë mjeshtër në shfrytëzimin e shtresave, midis paqes dhe luftës.’’

Ai paralajmëroi se konteksti aktual strategjik dhe politik, ka bërë botën më pak të qëndrueshme ndaj luftërave botërore. ‘’Kërcënimet po shtohen, përhapen dhe intensifikohen me shpejtësi. Fusha e lojës globale karakterizohet me konfrontime të vazhdueshme, me kthimin e një epoke të mëparshme të konkurrencës së madhe të pushtetit.’’