Aktuale

Gjenerali Scaparrotti nesër viziton FSK-në

Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjeneral Curtis M. Scaparrotti do të vizitojë nesër Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

GjeneralI Scaparrotti do të pritet nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Kurse, orkestra frymore e FSK-së do të ekzekutoj himnin e NATO-s, si dhe himnin shtetëror të Republikës së Kosovës./KosovaPress/