Tech

Gjeniu 13 vjeçar bën revolucion në furnizimin me energji (Video)

Një 13 vjeçar konsiderohet gjeni dhe krahasohet me Nikola Teslan.

“Tingëllon vetëlavduese, por që nga dita e parë që jam bërë për të ditur, e kam parë se në këtë planet jam me arsye”, është shprehur Maxwell Loughan, 13 vjeçar, i cili ka ndërtuar pajisjen që prodhon energji pa shpenzime.

Shpikja e tij rikujton kalemat e Teslas dhe punon sipas të njëjtit parim që e kishte përshkruar shkencëtari dekada më parë. Ajo që më së shumti e karakterizon këtë mjet është thjeshtësia e tij, akumulon energjinë elektromagnetike nga atmosfera e Tokës dhe e shndërron rrymë që mund të shfrytëzohet për furnizimin me energji të pajisjeve elektrike.

Maxwell këtë shpikje e kishte zbuluar në punëtorinë e babës së vet të cilën e ka shndërruar në laborator, me materialet që i ka blerë për vetëm 15 dollarë dhe ka dëshmuar se pajisja e tij mund të furnizojë serinë e llambave LED, gjë që e ka demonstruar përmes një videoje.

Djaloshi kishte krijuar nga konserva e kafes, teli, dy kalema dhe luga akumulatorin e elektromagnetik të energjisë i cili mund të induktojë radiovalë, energji termale e statike dhe të gjitha këto t’i shndërrojë në energji të përdorshme elektrike, përcjell Koha.net.

“Kjo lugë e merr energjinë nga ajri dhe brenda konservës së kafes atë energji mund ta shndërrojmë nga e alternuar në të njëtrajtshme”, ka sqaruar gjeniu i vogël.

“Qëllimi im ishte të ndihmoj botën. Dëshiroj të ndërtoj ardhmërinë në të cilën të gjithë njerëzit mund të jenë të lumtur dhe të sigurt”, ka thënë Maxwell.

the authorSamir Dalipi