Kuriozitete

Gjeniu 9-vjeçar që bën krenar gjithë shqiptarët

Shqiptarët nëpër botë janë ata që më së miri dinë të na i nxinë faqen, por edhe të na i ngrenë lartë emrin e të bëjnë që e gjithë bota të flasë për ne.

I tillë është edhe 9-vjeçari shqiptar nga Montreali Kanada, Kevin Bajraktari. Ai është djali i doktor Andi Bajraktari nga Shkodra banues në Montreal dhe ka dalë kampion provincial në Quebec, në konkursin e matematikës THALES për vitin 2016. Kevin Bajraktari gjithashtu përfundoi ndër 15 të parët nga më shumë se 6000 pjesëmarrës në konkursin kombëtar të Kanadasë për vitin 2016.

Ky konkurs (THALES), i cili është projektuar për fëmijët e klasave të 3-ta, është organizuar nga Qendra e Konkurseve te Matematikës në Amerikën e Veriut, e cila përgatit disa nga garat të nivelit me të lartë të matematikës në Amerikën e Veriut. Që nga viti 1990, më shumë se 1 000 000 studentë në Kanadja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në këto konkurse. Një arritje për djaloshin nga Shkodra që bën krenar familjen e tij, por natyrisht edhe bashkëkombësit.