Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar lidhur me sulmin me bombë në një stacion treni 17 vjet më parë, në të cilën u plagosën 10 emigrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia në qytetin perëndimor të Duesseldorf-it thekson se personi i moshës 50-vjeçare, identiteti i të cilit nuk është publikuar u arrestua në qytetin e afërt të Ratingen.
Në njoftim, thuhet se detaje të mëtejshme do të shpalosen në një konferencë shtypi të mërkurën pasdite.
Pas shpërthimit në stacionin e trenit Duesseldorf- Wehrhahn në korrik të vitit 2000 u dyshua për ekstremistët e djathtë, për shkak se ata që u lënduan ishin emigrantë të ardhur kohëve të fundit nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Ndër të plagosurit më rëndë ishte një grua shtatzënë e moshës 26-vjeçare nga Ukraina e cila pësoi abort.