Tech

Gjermani, lëshohet në qarkullim furgoni i mençur pa vozitës

Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka prezantuar sot furgonin e saj të parë pa shofer.

Furgoni elektrik mund të bartë 12 udhëtarë. Ai është prezantuar në Bad Birnbah në Bavari, në jug të vendit.

Automjeti është projektuar nga kompania franceze EasyMile dhe nga tash do të bartë falas udhëtarët prej qendrës së qytetit deri në stacionin hekurudhor.

Ky lloj automjeti autonom është ende në fazën e zhvillimit dhe së shpejti pritet të përfshihet në trafikun modern urban, transmeton KosovaPress.