Rajon & Botë

Gjermania shënon 407 raste të reja të koronavirusit

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 407 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 183,678, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 33 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 8,646.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të rasteve me Covid-19, por ky vend ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania, Spanja, Italia e Franca.

Qeveria gjermane ka paralajmëruar se nga 15 qershori do t’i hapë kufijtë për udhëtime ndërkombëtare me vendet e Zonës Schengen dhe me disa shtete të tjera evropiane