Rajon & Botë

Gjermania shënon vetëm gjashtë të vdekur nga Covid-19

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar gjashtë raste fatale të shkaktuara nga sëmundja Covid-19.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 8,674 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 214 raste të reja të personave të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 184,193 persona.

Gjermania është në mesin e vendeve me shifrën më të lartë të infektimeve në Evropë, por ka regjistruar shumë më pak viktima se vendet e mëdha evropiane, si Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Franca.

Qeveria gjermane ka përgatitur ndihma shtetërore për luftimin e efekteve negative në ekonomi dhe ka filluar t’i largojë masat e izolimit.

the authorGazetaKNN