Rajon & Botë

Gjermania thotë se nuk e kupton çfarë qëllimesh ka Trump

Autoritetet gjermane – që kanë zhvilluar bisedime me anëtarët e ekipit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, – kanë thënë se nuk kanë arritur të kuptojnë çfarë qëllime të politikës së jashtme ka Trump.

Sipas tyre, akoma nuk është e qartë dhe koherente se çfarë lloji të politikave të jashtme dhe të sigurisë do të ndjekë administrata e Trumpit.

Trump vazhdimisht i ka dhënë vlerësime të larta presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe në administratën e tij ka zgjedhur njerëz që janë të afërt me Moskën, transmeton Express.

Raportet e mira të presidentit të zgjedhur amerikan me Kremlinin do të mund të dëmtonin ato mes SHBA’së e Gjermanisë kur dihet se kjo e fundit kishte përkrahur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj shtetit rus. /Express/

the authorSamir Dalipi