Aktuale

Gjini i del krah Nitajt: LDK-ja me deklarata rrugaçe

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i ka dal në mbrojtje kolegut të tij Muharrem Nitaj, duke thënë se deklarata e LDK-së është rrugaçe, dhe thotë se nuk ka parë asnjëherë ndonjë të ngjashme.

Nitaj, një ditë më parë deklaroi se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e di shumë mirë se ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi, mirëpo qëndrimi i tij këmbëngulës për ta çuar përpara marrëveshjen aktuale mund të lidhet edhe me 70 dosjet që ai i ka në Prokurori.

“Ai ndoshta edhe mund të shantazhohet me këto dosje, për ta ratifikuar marrëveshjen”, ka thënë ai, e për këtë deklaratë ka reaguar LDK-ja, përmes një komunikate, ku e e quajnë ‘rrogëtar’ i AAK-së, që i ka bërë plagjiat fjalët e ulëta të Vetëvendosjes, për të sulmuar kryeministrin e vendit, transmeton lajmi.net.

Në reagim, po ashtu, thuhet se në përpjekje që të bëhet dikushi, Nitaj deri vonë përdorte gjuhë rrugaçësh nëpër televizione publike.

“Gjithsesi, zëdhënësi “rrogëtar” i AAK-së nuk shquhet për dije dhe tashmë po mundohet t’i imitojë disa prej njerëzve në habitatin ku përkohësisht po vegjeton, deri sa ta largojnë edhe nga aty si të panevojshëm në çdo aspekt”, thuhet në reagim.

Pikërisht për këtë deklaratë të fundit, ka reaguar Gjini.

Ai thotë se njerëzit në politikë duhet të kenë kujdes edhe kujt po i përngjajnë.

“Deklaratë më rrugaçe se kjo e LDK, si reagim ndaj Muharrem Nitajt, nuk kam lexuar ende. Shume njerëz bëjnë deklarata, herë të qëlluara e herë të gabuara. Por deklaratë zyrtare, të një partie politike, më rrugaçe se kjo ende nuk kam pa. Është shumë për keqardhje. Çfarë reagimi me kaq mllef e rrugaçëri vetëm pse zëdhënësi i një partie opozitare (me kredenciale që vetëm mund t’ia keni lakmi) “guxoi” ta kritikonte “shefin”. Njerëzit në politikë duhet të kenë kujdes edhe kujt po i përngjajnë”, ka shkruar Gjini./ Lajmi.net