Aktuale

Gjithsej 205 raste të reja me COVID-19, 111 prej tyre në Prishtinë

Si pasojë e këtij virusi brenda 24 orëve, kanë humbur jetën tre persona, një në Spitalin e Pejës, një në Prizren dhe një Gjakovë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 18 mijë e 148 raste, transmeton lajmi.net.

111 raste nga 205 sa ishin gjithsej janë konfirmuar nga Komuna e Prishtinës, 18 nga Gjilani, 13 nga Gjakova.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

the authorGazetaKNN