Aktuale

Gjuriq kërkon “lirimin e menjëhershëm” të shtetasve serbë e rusë

SRBIJA KIM IVANOVIC IZJAVA

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq “e ka dënuar në mënyrën më të rreptë trajtimin që u bërë grupit të qytetarëve të Serbisë e të Rusisë”, të arrestuar në dje në Kosovë.“Ata duhet të lirohen menjëherë”, ka thënë Gjuriq, transmeton agjencia e lajmeve FoNet.

Ai i ka dënuar ato që ai i ka quajtur “përpjekje për keqpërdorim politik të këtij rasti”.

Gjuriq ka thënë se në mesin e të arrestuarve është edhe një shtatzënë dhe një person jomadhor.Serbia përmes oficerit të vet ndërlidhës në Kosovë dhe në bashkëpunim me rrjetin diplomatik – konsullor të Rusisë u ka ofruar atyre ndihmën e nevojshme juridike.