Aktuale

Gjuriq: Prishtina dëshiron t’i përgjojë telefonat tanë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel, pa sukses janë përpjekur për të marrë qasje në sistemin e “Telekomit të Serbisë”, gjë që do të mund t’ua lejonte atyre t’i përgjojnë telefonat e të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Duke folur në një intervistë për televizionin “Most” në Zveçan, ka thënë se kërkesa që shqiptarët të kenë qasje në “Telekomin e Serbisë”, nuk është pranuar.

“Ata kanë kërkuar që të mund të kenë qasje në sistemin e ‘Telekom Serbia’, diçka që do t’ua lejonte atyre të rrezikojnë historinë që të mund të përgjohen telefonat e qytetarëve serbë në mënyrë ligjore. Dyshoj se ka nga ata që po përpiqen t’i përgjojnë telefonat e qytetarëve serbë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Klan Kosova.