Aktuale

Gjuriq: Do ta mbrojmë Trepçën në çdo mënyrë

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha sot se autoritetet e Kosovës nëpërmes ligjit për Trepçën duan ta shtetëzojnë atë kombinat, por sipas tij kjo nuk do të kalojë si dhe Beogradi do ta mbrojë Trepçën në çdo mënyrë.

“Re të zeza janë përsëri në Trepçë. Në pjesën e rrëmbimeve të ndërmarrjeve, autoritetet e Prishtinës po tentojnë ta shtetëzojnë Trepçën”, ka thënë Gjuriq për televizionin shtetëror të Serbisë.

Ai shtoi se është riaktivizuar përpjekja e vitit të kaluar, kur autoritetet e Prishtinës përmes një ligji të veçantë për Trepçën u përpoqën ta  shtetëzojnë Trepçën, për ta marrë nga pronarët e ligjshëm që është Fondi për Zhvillim të Serbisë dhe kreditorët tjerë.