Aktuale

Gjuriq tregon këshillën që Vuciq u ka dhënë serbëve të Kosovës

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë Marko Gjuriq “i ka paralajmëruar” institucionet kosovare se për shkak të heshtjes së tyre dhe mosreagimit ndaj “dhunës” ndaj serbëve “mund të ketë pasoja të mëdha”, ndërsa për komunitetin ndërkombëtar ka një porosi se tashmë një kohë të gjatë “nuk po e kryejnë punën e tyre për çka janë të paguar dhe për çka janë dërguar në Kosovë”.

Gjuriq paralajmëron institucionet kosovare për arrestimin e serbëve

“Ajo se si po sillen institucionet kosovare ndaj serbëve në Kosovë është turp, dhe kjo dhunë është kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e institucioneve kosovare”, ka thënë Gjuriq. “Nuk mund të quhet vetëm frikësim ajo që një shtatëdhjetëvjeçar është nxjerrë nga vetura e tij, edhe atë një anëtarë i një familjeje të rrallë serbe në Gjilan”.

“Gjithë fushata e cila po kryhet ka për qëllim që serbët të frikësohen, dhe që para publikut vendor në Kosovë të krijohet një lloj baraspeshe në të cilën do të kryhen presionet shtesë ndaj serbëve në terren dhe është pasojë e një euforie shoviniste për të cilën ka paralajmëruar kohë më parë presidenti ynë Aleksandar Vuçiq”, ka theksuar Gjuriq.

“Presidenti ynë ka dhënë një këshillë shumë të mençur përfaqësuesve të serbëve në Kosovë – që në asnjë mënyrë të mos hyjnë në konflikte politike me shqiptarët. Ne po merremi me popullin tonë, do të ndihmojmë sa më shumë, dhe në kuadër të kësaj po zbatohet plani i presidentit Vuçiq i cili në këtë moment do të thotë realizimi i 149 projekteve të ndryshme për përkrahje të popullit serb në Kosovë”

the authorBurbuqe Metolli