Aktuale

Gjykata e Apelit dhe UNDP lansojnë buletinin për Praktika Gjyqësore

Gjykata e Apelit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë sot Buletinin e dytë për Praktika Gjyqësore.

Sipas njoftimit për media, buletini, që përmban udhëzime specifike, përfshirë praktikat kjartësuese dhe ato unifikuese, do të shërbejë si mjet për të harmonizuar praktikat gjyqësore që do të rezultojë në ngritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive.

Nikoqir të ngjarjes do të jenë zëvendës presidentja e Gjykatës së Apelit Tonka Berisha dhe Koordinatorja e Programit të UNDP-së, Valbona Bogujevci.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së Përkrahje Fuqizimit të Sundimit të Ligjit në Kosovë (SSRLK).

Lansimi i buletinit do të bëhet në Gjykatën e Apelit në Pallatin e Drejtësisë, me fillim në ora 10:00./KosovaPress/