Sport

Gjyqtari serb drejton ndeshjen Beshiktash-Olympique Lyon

UEFA cakton gjyqtarin nga Federata e Futbollit të Serbisë, Milorad Maziç për ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Europa Ligë në mes ekipit turk Beshiktash dhe atij francez Olympique Lyon, e cila do të luhet të enjten, më 20 prill.

Në njoftimin e UEFA-s bëhet e ditur se në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Vodafone Arena” që do të fillojë në ora 21:05, ndihmësit e gjyqtarit Maziç do të jenë Milovan Ristiç dhe Dalibor Gjurgjeviç.

Në këtë ndeshje gjyqtari i katërt do të jetë Nemanja Petroviç, kurse Nenad Gjokiç dhe Danilo Grujiç do të jenë ndihmës gjyqtarët shtesë.