Kuriozitete

Gjyshi dhe mbesa bëhen shokë klase, shkojnë në të njëjtin kolegj

18- vjeçarja Melanie Salazar sapo ka filluar studimet e saj në kolegjin Palo Alto, në San Antonio, Texas.

Ajo dëshiron që në jetën e saj të arrijë të përfundojë shkollën dhe për të mbajtur atë të motivuar, ajo ka para vetes modelin më të përsosur, gjyshin e saj 82-vjeçar Rene Neira, i cili aktualisht është duke studiuar ekonominë në të njëjtin kolegj, transmeton koalb.com.

“Jam shumë krenare për gjyshin tim që ka përfundoi ditën e parë të studimeve në PAC”, shkroi Melanin në Twitter.

Ajo ka sqaruar se Rene kishte shkuar në kolegj kur ishte 20 vjeç, por nuk arriti të përfundonte studimet meqë u martua dhe kohën e tij i’a kushtoi familjes.

Por, ai nuk ka hequr dorë nga shkollimi, prandaj edhe mbesa vazhdon të ndjehet krenare me gjyshin e saj.

Melanie ka theksuar se është piëkrisht gjyshi i saj që i jep motiv për të vazhduar tutje dhe për të mos hequr dorë nga asgjë.

Gjyshi dhe mbesa edhe pushimin e drekës në shkollë e kalojnë bashkë. /Koalb.com