Aktuale

Godeiten me veturë tri femra në Novobërdë

Një person është arrestuar në fshatin Llabjan të Novobërdës, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturë dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur tri këmbësoret femra.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kurs në Ferizaj, një i dyshuar përderisa ishte duke lëvizur me veturën Opel me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress/