Aktuale

Goditet një biciklist në Suharekë, arrestohet shoferi i veturës

Njësitet e Policisë së Kosovë kanë arrestuar një person, pasi i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia e ka goditur një biciklist.

Ky aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në qytetin e Suharekës.

Policia bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë arsye është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia godet biciklistin.Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit”, sqaroi policia.

E drejtuesi i veturës që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus