Aktuale

Goditi të miturën që humbi jetën, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit pre një muaj ndaj të pandehurit Sh. D, për shkak se ai ka goditur të miturën V.

S., e cila nga plagët e marra nga ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjykata nëpërmjet një komunikate sqaron se para tri dite në fshatin Uglar të Komunës së Gjilanit, i pandehuri duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, e ka goditur të miturën V. S., e cila nga plagët e marra nga ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Me këto veprime i pandehuri Sh. D. dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik nga neni 378 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”. I pandehuri duhet të qëndroj në masën e paraburgimit nga data 12.05.2017 deri me datë 11.06.2017.Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim./KosovaPress/

the authorE B