ShowBiz

Goldi tregon datën e publikimit të këngës së re

Gold AG po vjen me projekt të ri muzikor.

Reperi Arian Agushi, përveç për sukseset në muzikë së fundmi ka qenë shumë i komentuar edhe për sa i përket jetës private, shkruan lajmi.net.

Ai e ka kurorëzuar dashurinë me martesë e zgjodhi që pikërisht në festën e Bajramit ta prezantoj vajzën që ia ka rrëmbyer zemrën.

Pas ‘zhurmës’ lidhur me këtë fakt, ai e ka rikthyer sërish vëmendjen tek puna.

Goldi e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor dhe kënga do të publikohet më datë 11 qershor në orën 14:00.

Vetë reperi e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Instagram./Lajmi.net/