Sport

Gomez e di më mirë: Italia nuk është Sllovaki

Sulmuesi i Gjermanisë, Mario Gomez, thotë se Italia do të jetë testi i parë real për kombëtaren e tij në ‘Euro 2016’.

Sulmuesi i Fiorentinas që kaloi sezonin si i huazuar në Besiktas, do të përballet me Italinë në çerekfinale të Evropianit të shtunën.

“Italia nuk është Sllovaki, do të jetë e vështirë. Por për mua, ajo që është më e rëndësishmja është se ne jemi kampionët e botës dhe duam të shtojmë edhe titullin e Evropës”.

“Deri tani turneu ka shkuar shumë mirë. Luajtëm mirë në fazën e grupeve dhe u përmirësuam në 1/8 e finales (3-0 ndaj Sllovakisë). Besojmë në forcat tona”, ka deklaruar Gomez.

Gjermania akoma nuk ka pësuar gol në ‘Euro 2016’, ndërsa përballja me Azzurrët konsiderohet si “një finale para finales”.